Prishtinë 19 janar 2014
Në vazhdimësi të operacioneve policore të drejtorisë rajonale Prishtinë, mbrëmë është realizuar edhe një operacion i suksesshëm në lagjen Dardani dhe Ulpianë të Prishtinës i cili ka rezultuar me arrestimin e nëntë personave të dyshuar.Gjatë realizimit të këtij operacioni policor janë kontrolluar gjithsej 15 lokale të ndryshme, prej të cilave (9) janë mbyllur nga inspektorët përkatës. Gjatë kontrollimit të këtyre lokaleve në cilësi të provave materiale janë konfiskuar;
• pesë armë zjarri të shkurta,
• një revole e plastikes,
• pesë thika dhe
• dy boksa të hekurt.
Ndaj nëntë personave të arrestuar është iniciuar procedurë penale konform të gjeturave. Policia e Kosovës këtë aksion policor e ka ndërmarr në kuadër të operacioneve të planifikuara këto ditë me qëllim të ngritjes së sigurisë, ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike dhe parandalimin e krimit.