Vushtrri, 24 dhjetor 2019
Sot rreth orës 11:05, në Stacionin Policor Vushtrri, është pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në një nga fshatrat e Vushtrrisë.
Mbi bazën e informacionit fillestar janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitë policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’rast në vendin e ngjarjes, ku kishte aheng familjar, në cilësi të provave materiale kanë konfiskuar një armë me gaz dhe një karikator me gjashtë fishekë të kalibrit 9 mm.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar Xh. A., 65 vjeçar, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt.