Mitrovicë, Skenderaj, 13 dhjetor 2017
Me datën 13.12.2017, Policia e Kosovës në Mitrovicë dhe Skenderaj, i janë përgjigjur dy informacioneve për dy persona të cilët dyshohet se kanë armë.
E para kemi të bëjmë me informatën e pranuar në sektorin e hetimeve rajonale DRP në Mitrovicë nga pika kufitare në Vërmicë, se personi D. H. 42 vjeçar dyshohet se në shtëpinë e tij posedon armë, ku pas marrjes së informatës me urdhër të prokurorit të shtetit, nga Policia është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit në fjalë në fshatin Vinarc, ku gjatë kontrollit i është gjetur një pushkë gjuetie, një karabinë, fishekë të kalibrit të ndryshëm dhe një thikë, 94 fishekë kalibri 7.62, 24 fishekë për pushkë gjuetie të cilat janë konfiskuar nga Policia si prova materiale.
Në rastin e dytë kemi të bëjmë me informatën e pranuar nga një qytetar në stacionin policor në Skenderaj, se një person posedon një revole në brezin e tij, Policia ka arritur ta identifikojë personin A. G., 33 vjeçar, ku gjatë kontrollimit u është gjetur arma dhe u është konfiskuar.
Nga Policia si provë materiale është konfiskuar: një pistoletë e tipit CZ, modeli 75,, një karikator, 11 fishkë të kal. 9x19mm si dhe një fishek manovrues i kal. 9mm.
I dyshuari A. G. 33 vjeçar është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit të Shtetit është liruar në procedurë të rregullt.
Të dy rastet po hetohen për vepra penale “mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”.