Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në dy raste të ndara arrestohen dy persona të dyshuar për ‘kontrabandim me migrant’

Prishtinë, 29 shtator 2014
Rasti i parë
Me 29.9.2014, rreth orës 09:20, në vijën dalëse të pikëkalimit kufitar Dheu i Bardhë, që lidh Republikën e Kosovës me Serbinë, njësitet policore kufitare kanë realizuar një operacion taktik, me qëllim të parandalimit të migrimit ilegal, operacion ky i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar (N. H. egjiptian, 1991) për ‘kontrabandim me migrant’.Personi i dyshuar tanimë i arrestuar është ndalur në vijën dalëse duke drejtuar veturën e tij kombi Mercedes me targa –KS -, në të cilën gjendeshin edhe nëntë (9) persona, te gjithë nga komunitet egjiptian i Kosovës prej të cilëve katër (4) persona të rritur dhe pesë (5) fëmijë që dyshohet të jenë viktima të kontrabandimit.Si vazhdimësi e punës policore lidhur me rastin janë intervistuar viktimat e moshës madhore, të cilët deklarojnë se qëllimi përfundimtar i udhëtimit të tyre ka qenë që të dalin në vendet e BE-së.Sipas marrëveshjes me të dyshuarin, viktimat dyshohet se kanë paguar një shumë prej pesëqind (500) euro, për t’i dërguar deri në qytetin e Nishit të Serbisë dhe pastaj prej aty të vazhdojnë në drejtim të Hungarisë me organizim të vetin.Viktimat pasi që janë intervistuar, të njëjtëve u është refuzuar dalja për arsye se nuk i plotësojnë kushtet për të udhëtuar në vende të BE-së ashtu siç kishin planifikuar.
Në konsultim me prokurorin kujdestar të krimeve të rënda në Gjilan, personi i dyshimtë ndalohet për të vazhduar me procedurat tjera ligjore, ndërsa automjeti i tije i konfiskohet përkohësisht.
Rasti dytë

Po ashtu sot më 29.9.2014, Njësia e Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare, me autorizimin e prokurorit kompetent nga Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka arrestuar të dyshuarin B. L., i cili dyshohet se me qëllim të përfitimit material ka bërë kontrabandimin e shtetasve kosovarë, kryesisht të komuniteteve rom, egjiptian dhe ashkali në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian.
Migrimi i pjesëtarëve të minoritetit të komuniteteve: rom, egjiptian dhe ashkali ka pasur rritje të theksuar kohëve të fundit. Për këtë arsye Policia Kufitare është mobilizuar dhe ka ngritur vigjilencën për parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie si dhe zbulimin dhe arrestimin e të dyshuarve potencialë për kontrabandimin e tyre. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje