Prishtinë, 28 janar 2016
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në dy operacione policore të ndara që ka realizuar me datën 27 janar 2016, ka arrestuar shtatë persona të dyshuar, me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale ‘trafikim me njerëz’, ‘shërbime seksuale të viktimës së trafikimit’, ‘posedim i paautorizuar i armëve’, si dhe ka identifikuar dy viktima të trafikimit.
Në operacionin policor të realizuar në rajonin e Mitrovicës me datën 27/01/2016 pas një pune hetimore janë arrestuar katër (4) persona të dyshuar, për të cilët dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘trafikim me njerëz’ dhe ‘shërbime seksuale të viktimës së trafikimit’.
Personat e arrestuar janë:
1. G. A. lindur me 1988 m/sh/k
2. Sh. K. lindur me 1960 m/sh/k
3. Sh. Z. lindur me 1975 m/sh/k
4. F. I. lindur me 1976 m/sh/k
Në zbatimin e këtij rasti është bërë edhe kontrollimi i dy lokaleve (kafeneve) në Mitrovicë dhe në F. Kosovë dhe si provë materiale është sekuestruar një sprej.
Lidhur me këtë rast është identifikuar një viktimë e trafikimit e gjinisë femërore/shqiptare/kosovare dhe e njëjta është duke u trajtuar sipas procedurave standarde për ndihmë dhe mbrojtje të viktimave.
Operacioni tjetër policor është realizuar po me datën 27 janar 2016 në rajonin e Prishtinës, me ç’rast pas hetimeve paraprake janë arrestuar tre (3) persona të dyshuar, me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat penale të ‘trafikimit me njerëz’, ‘shërbime seksuale të viktimës së trafikimit’ dhe ‘posedim i paautorizuar i armëve’.
Personat e arrestuar në këtë operacion janë:
1. B. K. lindur me 1993 m/sh/k
2. I. Z. lindur me 1989 m/sh/k
3. F. B. lindur me 1987 m/sh/k
Vlen të theksohet se ndaj të dyshuari B. K. ka pasur urdhër arrest të lëshuar nga gjykata për veprat penale ‘vrasje e rëndë’ e mbetur në tentativë dhe veprën penale ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.
Edhe në këtë rast është identifikuar një viktimë e trafikimit femër/shqiptare/Kosovare (e mitur) e cila është duke u trajtuar sipas procedurave standarde për ndihmë dhe mbrojtje të viktimave.
Gjatë këtij operacioni është bërë edhe kontrollimi i banesës së të dyshuarit B. K. dhe në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:
• dy armë (revole) të llojit 7.65 mm dhe ecol-special 99, me 5 fishekë
• 158 municion 12 mm
• 100 kapsolla të municionit (fishekëve)
• një veturë Golf-5
• katër (4) telefona
• një thikë
Të gjitha veprimet policore janë kryer me autorizimin e prokurorëve përkatës dhe në të dy rastet ndaj 6 personave tanimë të arrestuar është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për procedurat tjera hetimore, kurse një i dyshuar nga prokurori është liruar të mbrohet në liri.
Me respekt
Zyra për Informim e Policisë së Kosovës