Prishtinë,8 tetor 2015
Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoriapër Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në dy operacione policore të ndaraqë ka realizuara me 06.10.2015 dhe 07.10.2015, ka arrestuar shtatë persona tëdyshuar me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “trafikim me njerëz”dhe “mundësim ose detyrim prostitucioni”, si dhe ka identifikuar një viktimë tëtrafikimit.
Rasti 1.
Në operacionin policor të realizuar nërajonin e Pejës me datë 06/10/2015 pas një pune hetimore janë arrestuar pesë(5) persona të dyshuar për të cilët dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprënpenale ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’ si dhe për ‘marrje meprostitucion’.
Personat e dyshuar të arrestuar janë:
· N. Sh. lindur me1969 m/sh/k
· B. B. lindur me 1971 m/sh/k
· E. A. lindur me 1993 m/sh/k
· V. Sh. lindur me1986 m/sh/k
· Xh. R. lindur me1989 f/egjiptiane
Rasti 2.
Operacionipolicor është realizuar me datën 7.10.2015 në rajonin e Mitrovicës-veri, meç’rast pas hetimeve paraprake janë arrestuar dy (2) persona të dyshuar medyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale të ‘trafikimit me njerëz’. Kyoperacion është mbështetur edhe nga DRP-Mitrovicë-veri.
Personat edyshuar të arrestuar në këtë operacion janë:
· V. Z. lindur me 1980 m/serb/k
· R. H. lindur me1961 m/sh/k
Lidhur me këtërast është identifikuar edhe një viktimë e trafikimit femër/serbe/kosovare (emitur) e cila është duke u trajtuar sipas procedurave standarde për ndihmë dhembrojtje të viktimave.
Gjatë këtijoperacioni është bërë edhe kontrollimi i shtëpisë së të dyshuarit V. Z. dhe nëcilësinë e provave materiale janë sekuestruar:
• një armë(revole)
• një SDmemorie/card
Të gjitha veprimet policore janë kryer me autorizimin eprokurorëve përkatës dhe në të dy rastet ndaj 7 personave tanimë të arrestuarështë caktuar masa e ndalimit për 48 orë për procedurat tjera hetimore.