Prizren,11 qershor 2019
Në 24 orët e fundit, në zonën e përgjegjësisë tëDrejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, në dy lokacione të ndryshme janëkonfiskuar dy armë.
Rasti i parë i konfiskimit të një pistolete ështëraportuar në orët e pasdites të datës 10 qershor 2019, në fshatin Landovicë tëPrizrenit, ku pas informacionit të pranuar për një raste rrahje në një market njësitetpolicore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet konform zbatimit të ligjit, ku teki dyshuari S. G. (lindur me 1969)shtetas i Republikës së Kosovës , kanë gjetur dhe kanë sekuestruar pistoletën etipit HS tip XDM, për të cilin dyshohet se e ka ekspozuar armën në rastin errahjes edhe pse për të cilën dëshmohet se ka lejen përkatëse për të. Nëkonsultim me prokurorin e shtetit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Në rastin e dytë njësitet policore kanë pranuar njëinformacion të besueshëm që një person në rrugën e tranzitit të vjetër nëPrizren, në një kafene ka ekspozuar armën e tij. Njësitet policore kanëndërmarrë të gjitha veprimet konform zbatimit të ligjit, ku nga i dyshuari R. Q. (lindur me 1991) shtetas iRepublikës së Kosovës i cili dyshohet se armën e tij e ka pa leje përkatëse të organevekompetente, e cila ishte e tipit EKOL SPECIAL 99 dhe dy fishekë të cal 9 mm. Nëkonsultim me prokurorin e shtetit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Merespekt
Zyrapër Informim
DRP –Prizren