Rahavec, 12 maj
Rreth orës 11:40 minuta, në rrugën “Xhelal Hajda” në Rahavec, një patrullë policore ia kishte tërhequr vërejtjen një kalimtari i cili po e truponte rrugën në kundërshtim me rregullat e trafikut, mirëpo i njëjti nuk ishte treguar tolerant dhe kishte vazhduar të mos i përfill urdhrat e personit zyrtar. Më pas këmbësori është shoqëruar për në ambientet e policisë dhe prej aty me procedurë të përshpejtuar është dërguar në gjykatë. Pasi gjykatësi e ka marrë në pyetje kundërvajtësin, të njëjtit ia ka shqiptuar një gjobë prej 105 euro e cila duhet të paguhet në afatin prej 15 ditësh. Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren i fton qytetarët që për shkak të sigurisë së tyre, t’i respektojnë rregullat e përgjithshme të komunikacionit dhe rruga të kalohet aty ku është e shënuar me shenjë për kalimin e këmbësorëve. Ndërkaq, Policia e Prizrenit dhe Trafikut Rajonal, gjatë ditës së djeshme kanë shqiptuar 29 gjoba për këmbësorë.