Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Monedha të falsifikuara në Shtërpcë

Me datën 30.11.2023 rreth orës 13:50 policia në Shtërpcë ka pranuar një informacion nga Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë sh.a. (KEDS), dega në Shtërpcë, se një person ka sjellë monedha metalike të dyshuara si të falsifikuara, 500 monedha nga 2 euro ( njëmijë euro) për të paguar faturën e energjisë elektrike.
Policët hetues të stacionit në Shtërpcë, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar personin G.I (M/K) i moshës 48 vjeçar, i cili është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdesatar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është liruar për procedura tjera hetimore, ndërsa monedhat e metalta janë konfiskuar.
Rasti është cilësuar ‘’Falsifikim i parasë’’.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje