Prishtinë, 4 mars 2014 -Sot me 4.3.2014, ministri i Punëve të Brendshme, z. Bajram Rexhepi, së bashku me zëvendësministrin e MPB-së z. Sasha Rashiq dhe zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës z. Naim Rexha, kanë vizituar pikëkalimin kufitar në Merdare.Gjatë vizitës në këtë pikëkalim kufitar ministri i Punëve të Brendshme z.Bajram Rexhepi ka parë për së afërmi punën e zyrtarëve të të gjitha agjensioneve kufitare në këtë pikëkalim kufitar, si: Policisë së Kosovës, Doganës së Kosovës dhe Agjensionit të Veterinës dhe Ushqimit. Ministri Rexhepi gjatë takimit me zyrtarët kufitarë ka vlerësuar angazhimin e tri agjencioneve kufitare, Policisë së Kosovës, Doganës së Kosovës dhe Agjensionit të Veterinës dhe Ushqimit, në zbatimin e konceptit të Menaxhimit të Integruar të Kufirit edhe në këtë PKK, në përputhje me standardet evropiane.Lidhur me punën dhe angazhimet në këtë pikëkalim kufitar ata janë njoftuar nga komandanti i stacionit policor kufitar Merdare, toger Fehat Gashi, ndërsa ekspertët e identifikimit të dokumenteve të falsifikuara kanë demonstruar disa raste të zbulimit të dokumenteve të falsifikuara, duke prezantuar edhe pajisjet e punës të standardeve evropiane. Kjo vizitë realizohet në prag të vizitës së misionit vlerësues për liberalizimin e vizave, i cili do të vizitojë këtë PKK për të parë nga afër progresin e arritur në zbatimin e kritereve të procesit të liberalizimit të vizave.