Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Ministri i MPB-së z.Bajram Rexhepi dhe drejtori i PK-së z.Shpend Maxhuni vizitojnë pikën kufitare Kullë

Prishtinë, 26 shkurt 2014
Sot, me 26.2.2014, ministri i Punëve të Brendshme z.Bajram Rexhepi dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z.Shpend Maxhuni kanë vizituar pikëkalimin kufitar Kullë. Ministri i Punëve të Brendshme z. Bajram Rexhepi shprehu përkushtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në mbështetje të Policisë së Kosovës në përgjithësi, e në veçanti Policisë Kufitare, si një nga segmentet e rëndësishme të Policisë për krijimin e sigurisë në vendin tonë përmes luftimin të kriminalitetit ndërkufitar. Kurse drejtori i Përgjithshëm i PK-së z. Shpend Maxhuni ka falënderuar ministrin për vizitën në këtë stacion policor dhe stafin policor të kësaj pike kufitare për punën që kanë kryer, duke inkurajuar që edhe në të ardhmen performanca policore të jetë në nivele sa më të lartë. Lidhur me punën dhe angazhimet në Drejtorinë Rajonale ‘Perëndimi’ tek Policia Kufitare nënkolonel Azem Mala e ka njoftuar ministrin dhe drejtorin për punën që kryhet në DRP-në ‘Perëndimi’, në kuadër të së cilës është edhe pikëkalimi kufitar Kullë, duke raportuar për të arriturat dhe bashkëpunimin me policitë kufitare të vendeve fqinje, si: Mali i Zi dhe Republika e Shqipërisë. “Të gjitha pikëkalimet kufitare që janë të pajisura me staf policor profesional dhe me pajisje që mundësojnë kryerjen e procedurave policore kufitare, si: kontrollimin e dokumenteve, identifikimin e dokumenteve të falsifikuara dhe bashkëpunimi si në mes të agjencive kufitare por edhe me policitë e vendeve fqinje është në nivel të lartë. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e agjencive tjera kufitare, si: Dogana e Kosovës, Agjensioni i Veterinës dhe Ushqimit. Gjatë kësaj vizite ministri z.Rexhepi dhe drejtori i PK-së z.Maxhuni kanë parë për së afërmi punën e zyrtarëve policorë në këtë pikëkalim kufitar.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje