Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Ministri Agim Veliu vizitoi Policinë e Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z.Agim Veliu, ka vizituar Policinë e Kosovës.
Me këtë rast, ministri Veliu është pritur nga drejtori i Përgjithshëm i PK-së, z. Rashit Qalaj dhe zyrtarët e lartë të PK-së.
Gjatë kësaj vizite, ministrit Veliu iu prezantuan objektivat strategjike, aktivitetet në realizim të tyre, sfidat dhe të arriturat e policisë në aspektin e përgjithshëm.
Më pas, ministri i MPBAP-së, dhe drejtori i Përgjithshëm i PK-së z. Rashit Qalaj, vizituan kampin “Vrella” ku janë të vendosura njësitë speciale të Policisë së Kosovës.
Duke iu drejtuar efektivëve të njësive speciale, ministri Veliu theksoi se Policia e Kosovës ka arritur rezultate, por se ka edhe sfida të shumta.
“Policia e Kosovës para vetes ka ende sfida të mëdha. Në mesin e atyre që janë forcimi i luftës kundër të gjitha formave të krimit të organizuar, korrupsionit, ekstremizmit të dhunshëm, terrorizmit, krimeve ekonomike dhe menaxhimi i migrimit”, tha ministri Veliu, duke u zotuar se gjatë mandatit të tij si ministër i MPBAP do të përkrahë fuqishëm Policinë e Kosovës në mënyrë që në vend të mbizotërojë rendi dhe ligji.
Ministri Veliu u zotua se në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive, prioritet i tij do të jetë edhe përmirësimi i kushteve të zyrtarëve policor dhe çështje tjera me rëndësi për Policinë e Kosovës.
Poashtu, edhe drejtori i Përgjithshëm i PK-së z. Rashit Qalaj, mbajti një fjalim të shkurtër, ku falënderoi ministrin për vizitën. Më pas ata së bashku panë nga afër disa nga pajisjet e ekspozuara të njësive speciale.
Vizita e ministrit të MPBAP-së, z. Agim Veliu, përfundoi me një vizitë në Qendrën Operative të PK-së në Prishtinë.

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje