Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Me qëllim të parandalimit dhe ofrimit të sigurisë në shkolla, policia realizon urdhër kontroll të nxënësve

Mitrovicë, 12 nëntor 2021
Në kuadër të intensifikimit të masave parandaluese në ofrim të sigurisë në shkolla, si dhe vlerësimeve të bëra nga këshilli i prindërve dhe autoriteteve të shkollës, zyrtarë policor në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë gjatë ditës së sotme kanë realizuar një urdhër kontroll të nxënësve.
Në saje të vlerësimeve dhe rrethanave aktuale, urdhër kontrolli është realizuar në bazë urdhëresës së lëshuar nga Gjykata kompetente me ç’ raste janë kontrolluar mbi 300 (treqind) nxënës e Shkollës së Mesme Teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë.
Gjatë kontrollit të nxënësve dhe hapësirave të shkollës nuk është gjetur asnjë gjë e kundërligjshme.
Policia, mbete e përkushtuar për bashkëpunim të ndërsjellë me autoritet shkollave në ofrim të sigurisë në shkolla.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje