Me datën 27.12.2019, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Rashit Qalaj, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme në detyrë z. Ekrem Mustafa, menaxhmentin e lartë të PK-së bënë homazhe tek varri i Heroit të Kosovës Izet Demaj në Koshare.
Me rastin e përvjetorit të rënies së Heroit Demaj, delegacioni në fjalë vizitoi edhe familjen e tij në shenjë nderimi dhe respekti, për punën dhe kontributin e dhënë si pjesëtar i dalluar i Policisë së Kosovës në shërbim dhe mbrojtje të qytetarëve.