Me datën 18.12.2024 drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së priti në një takim zyrtar kryetarët e federatave të ndryshme sportive
Me datën 18.12.2024 drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së priti në një takim zyrtar kryetarët e federatave të ndryshme sportive të Kosovës, për t’i informuar rreth krijimit të Shoqatës Sportive të PK-së dhe krijimin e klubeve të ndryshme sportive në 8 disiplina. Gjatë këtij takimi, Drejtori i Përgjithshëm i falënderoi ata për bashkëpunim, si dhe ndër të tjera u diskutua avancimi i këtij bashkëpunimi duke përfshirë edhe mbështetjen nga federatat respektive për shoqatën dhe klubet e ndryshme sportive të PK-së.