Me datën 17.12.2023, Policia e Kosovës, Divizioni i Policimit në Bashkësi dhe Parandalim së bashku me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë ju bashkua aktivitetit humanitar në mini maratonën “ Vrapo Babadimër”.

Kjo shënon një hap të rëndësishëm drejt të qenit një partner i përkushtuar në përmirësimin e jetës së përditshme të banorëve tanë.
Ky angazhim humanitar synon të adresoj nevojat e komunitetit duke ofruar ndihmë dhe mbështetje në momente të vështira. Në këtë mënyrë ne dëshirojmë të bëjmë të ditur që jemi jo vetëm një forcë sigurie, por edhe një partner aktiv në përforcimin e solidaritetit dhe bashkëpunimit në mes nesh. Polica e Komunitetit iu bashkua aktivitetit me qëllim për të iu treguar qytetarëve se ne jemi këtu me ju dhe bashkëpunimi me komunitetin vazhdojnë të jetë prioritet yni kryesor.