Me datën 17.03.2025, në hapësirat e Stacionit Policor në Gjilan, në prani të udhëheqësve të lartë të Policisë së Kosovës, në krye me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend HOXHA, dhe Zëvendës Komandantit të KFOR-it, Gjeneral Brigadier Cahit IRICAN, është përuruar dhoma mike, dhomë e cila është investuar nga misioni paqeruajtës në Kosovë, KFOR
Me datën 17.03.2025, në hapësirat e Stacionit Policor në Gjilan, në prani të udhëheqësve të lartë të Policisë së Kosovës, në krye me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend HOXHA, dhe Zëvendës Komandantit të KFOR-it, Gjeneral Brigadier Cahit IRICAN, është përuruar dhoma mike, dhomë e cila është investuar nga misioni paqeruajtës në Kosovë, KFOR. Ky investim është mjaft i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve dhe akomodimin e përkohshëm të viktimave të dhunës në familje.
Ky investim ka për qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurt, të rehatshëm dhe më të denjë për rikuperimin e viktimave, duke mundësuar kushte më të mira për strehim dhe përkujdesje të menjëhershme. Investimet përfshijnë renovimin e hapësirës, pajisjen me mobilie të reja, shtimin e pajisjeve të nevojshme teknologjike, si dhe krijimin e një ambienti që ofron mbështetje psikologjike dhe emocionale për personat në nevojë.
Institucionet e përfshira rikonfirmojnë përkushtimin e tyre për të bashkëpunuar në luftën kundër dhunës në familje, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme për viktimat dhe duke fuqizuar mekanizmat mbrojtës.