Më datën 12.03.2024 rreth orës 06:00 në pikë kalimin kufitar në Merdare në hyrje të Republikës së Kosovës, policët kufitarë së bashku me zyrtarët doganorë gjatë kontrollimit të një autobusi me targa RKS, në valixhen e një udhëtari mashkull kosovar kanë hasur në një revole (me gas) me 28 (njëzetetetë) copë fishekë
Më datën 12.03.2024 rreth orës 06:00 në pikë kalimin kufitar në Merdare në hyrje të Republikës së Kosovës, policët kufitarë së bashku me zyrtarët doganorë gjatë kontrollimit të një autobusi me targa RKS, në valixhen e një udhëtari mashkull kosovar kanë hasur në një revole (me gas) me 28 (njëzetetetë) copë fishekë.
Lidhur me rastin me autorizim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, arma dhe municioni i gjetur janë sekuestruar, ndërsa personi i dyshuar lirohet pas intervistimit, teksa rasti vazhdon në procedurë të rregullt dhe do të trajtohet më tutje nga njësitë relevante të Policisë së Kosovës.