Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Mbytet në Drin

Krushë e Vogël, 08 korrik
Rreth orës 17:05 minuta, policia në Prizren ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se një trup i pa jetë i një fëmije është parë pranë bregut të lumit Drin në afërsi të Krushës së Madhe. Për ta konfirmuar rastin dhe për të kryer hetime në vendin e ngjarjes kanë dalë hetues policorë, krim teknikë të policisë, eprorë dhe prokurori i shtetit. Sipas raporteve hetimore nga vendi i ngjarjes dyshohet se një fëmijë e gjinisë mashkullore, rreth 12 vjeç, përderisa ishte duke u larë në lumin Drin ka humbur jetën. Më pas vëllai i viktimës ka kërkuar ndihmë nga një qytetar i cili ka arritur ta gjejë trupin e pa jetë të viktimës pas nja 10-15 minutash. Mjeko ligjorët kanë marrë trupin e pa jetë për të konstatuar shkakun e vdekjes. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje