Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

‘Mbrojtja e pyjeve 2022’- Shtërpcë

Stacioni policor në Shtërpcë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar së zbatuari planin operativ ,,Mbrojtja e pyjeve 2022”, lidhur me prerjen e pyjeve, transportin dhe shitjen ilegale të drunjëve .
Në lidhje me këtë policia, në bashkëpunim me pylltarët e Parkut Kombëtar ‘’Sharri ’’ dhe me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Ferizajt sot, rreth orës 11:40 kanë kontrolluar në oborret e shtëpive të 5 personave të dyshuar në fshatin Sevcë të Shtërpcës dhe aty kanë hasur sasi të drunjëve, rreth 30 m3 .
Ndaj 5 të dyshuarve janë shqiptuar fletëparaqitje për gjykatë dhe sasia e drunjëve do të konfiskohet nga ana e zyrtarëve të Parkut Kombëtar. .
Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me aksione të tilla edhe në ditët në vijim në parandalim të prerjeve të pyjeve, transportit dhe shitjes ilegale të drunjëve, si dhe apelon te qytetarët që, saherë hasin persona që prejnë, transportojnë dhe shesin ilegalisht drunjë, të njoftojnë menjëherë policinë , stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje