Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Mbrojtja e pronësisë intelektuale

 

Prishtinë, 26 prill 2018

Me rastin e ditës botërore të pronësisë intelektuale, e cila shënohet në të gjithë botën me 26 prill, Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit tregon gatishmërinë, përkushtimin dhe angazhimin e vazhdueshëm drejt bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional në mbrojtjen e pronësisë intelektuale.
Duke e ditur se pronësia intelektuale që përfshin pronësinë industriale dhe të drejtat e autorit në Republikën e Kosovës është e bazuar në Kushtetutë dhe e mbrojtur me ligj, Policia e Kosovës vazhdon të jetë e angazhuar në bashkëpunimin dhe koordinimin me të gjithë mekanizmat institucionalë, me qëllim të mbrojtjes së pronësisë intelektuale.

Përmes këtij njoftimi zyrtar dhe spotit sensibilizues, njoftojmë opinionin e gjerë se Policia e Kosovës me njësitet e saj relevante do t’i përgjigjet çdo thirrjeje në mbrojtje të pronësisë intelektuale dhe ndjekjes së shkelësve të saj.
Andaj, të angazhohemi së bashku në sensibilizimin, parandalimin dhe mbrojtjen e pronësisë intelektuale.

Në vijim keni video-linkun

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje