Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve

Prizren, 14 shkurt 2022
Në mëngjesin e datës 13 shkurt 2022, hetuesit e Stacionit Policor në Prizren-Veri, nën mbështetje edhe të njësive të tjera policore ,e në zbatim të Plan Operativ “ Gjuetia e Kundërligjshme” gjatë patrullimit, në vendin e quajtur “ Qeshmja e Galipit” dhe në malet mbi fshatin Lubizhdë të Prizrenit kanë identifikuar dy të dyshuar:
I.XH., i lindur në vitin 2000, m/sh/k dhe
Z. Xh., i lindur në vitin 1999,m/b/k
Në bazë të kërkesës policore të dyshuarit u kontrolluan dhe të njëjtit kishin në posedim të armëve dhe municionit të gjuetisë. Më këtë rast në cilësinë e provës materiale Policia sekuestroi përkohësisht këto armë:
• Një (1) pushkë e gjuetisë
• Një (1) pushkë e gjuetisë
• Tridhjetë e një (31) fishekë të gjuetisë të kalibrit 12
Të njëjtit janë shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren, janë intervistuar në lidhje me rastet ,si dhe u është iniciuar procedura hetimore.
Me aktvendim të prokurorit të shtetit rasti po hetohet në procedurë të rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje