Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar të armëve

Prizren, 30 korrik 2021
Me datë 30 korrik 2021, policia në Prizren kishte pranuar një informacion se në fshatin Krushë e Vogël dëgjohen të shtëna nga arma e zjarrit.
Veprimet policore ishin të menjëhershme dhe gjatë patrullimit në atë lokacion gjetën se i dyshimti S. M, i lindur në vitin 1962, kishte shkrepur disa here në ajër me arsyen se kishte një aheng familjar.
Policia informoj prokurorin kujdestar dhe në cilësinë e provës materiale gjeti dhe sekuestroj një pistoletë me M57 nr. J-235090, 7. 62 mm me një karikator, me një fishek dhe një gëzhojë
Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt hetimore.
Policia rajonale në Prizren apelon te qytetarët që rastet e festave apo ahengjeve familjare të mos përdorim armë zjarri të cilat cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe prishin rendin dhe qetësinë publike, andaj moto e policisë është: “Festo me zemër e jo me armë”.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje