Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve

Sot, rreth orës 04:00 të mëngjesit, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në një lokal nate, në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Babush i Ri, dy persona bartin me vete në brez, armë zjarri.
Policia e stacionit në Ferizaj, nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë është nisur në drejtim të këtij lokali.
Pas legjitimimit dhe kontrollimit të dy personave të dyshuar, tek personi me inicialet RR.S ( M/K) i moshës 38 vjeçar është gjetur një armë zjarri( pistoletë) me një karikator dhe shtatë (7) fishekë.
Dy të dyshuarit më pas janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, i dyshuari RR.S deklaron se arma i përkiste personit tjetër që ishte bashkë me te, me inicialet D.R (M/K) i moshës 30 vjeçar.
Me vendim të Prokurorit të rastit, i dyshuari D.R dërgohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari RR.S është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje