Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka pranuar një informacion, se me datën 09.01.2022 në fshatin Dremjak të Ferizajt, në një aheng familjarë ka pas të shtëna me armë të zjarrit.
Në lidhje me këtë policia në bazë të autorizimeve dhe në konsultim me Prokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka nisur hetimet në identifikimin e personave të dyshuar dhe vendit ku ka ndhodhur ngjarja.
Pas një pune intenzive, hetuesit policor kanë arritur që të identifikojnë personat e dyshuar dhe sot me datë 20.01.2021 i kanë shoqëruar tre persona në stacionin policor të Ferizajt dhe pas intervistimt, ata kanë poranuar se kishin shtënë me armë gjatë një ahengu familjar .
– Tek i dyshuari i parë me inicialet J.B (M/K) 66 vjecar është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri ( pistoletë ) me 9 fishek.
– Tek personi tjetër dëshmitarë, me inicialet R.J ( M/K) i moshës 68 vjecar, janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri dhe një armë me gas me 20 fishek , që të dy nga Ferizaj , ndërsa
– Tek i dyshuari tjetër me inicialet G.Z (M/K) i moshës 68 vjecar nga komuna e Lipjanit është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie.
Policia, pasi i ka intervistuar të dyshuarit dhe dë shmitarin e këtij rasti, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, të njëjtit janë liruar për procedura të mëtejme hetimore.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje