Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Mbajtje në pronësi, posedim ose shfrytëzim i paautorizuar i armës

Mitrovicë, 14 janar 2014
Falë vetëdijes së ngritur, bashkëpunimit të ndërsjellë me qytetarë, policia në Mitrovicë ka arritur që me kohë të identifikojë dhe të ndalojë një të dyshuar, për të cilin policia në bazë të informatës së pranuar nga një qytetar i cili kishte vërejtur të dyshuarin M. Xh. 57 vjeç m/sh/k, banues në Mitrovicë, se i njëjti kishte marrë me vete një pistoletë dhe me veturën e tij me shpejtësi ishte nisur në drejtim të një lokacioni tjetër, ngjarje kjo e raportuar në stacionin policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, sot (14 janar 2014) në orën 02:25. Informata e pranuar ishte indikacion për veprime emergjente policore, si në fushën e identifikimit të të dyshuarit ashtu edhe në veprime operative, për të arritur deri tek i dyshuari. Në bazë të të dhënave të pranuara për të dyshuarin nga sistemi informativ i Policisë së Kosovës ka rezultuar se i dyshuari kohë më parë kishte probleme me një familje tjetër në fshatin Trepçë. Kjo e dhënë ka bërë që njësitë policore reaguese dhe ato sektoriale me shpejtësi të identifikojnë drejtimin e lëvizjes së të dyshuarit, ku me sukses kanë arritur që në fshatin Trepçë ta ndalojnë-identifikojnë dhe ta arrestojnë të dyshuarin tek i cili është gjetur një pistoletë e tipit TT M57, një karikator me tre fishekë të kalibrit 7.62mm.Pistoleta është konfiskuar nga krim-teknika, e cila do të dërgohet për ekzaminim laboratorik, ndërsa i dyshuari i lartshënuar është sjellë në stacionin policor për procedura intervistuese. Deklarata fillestare e të dyshuarit, rrethanat e paraqitura, kanë bërë që rasti të kalojë në hetim nga skuadra rajonale e Drejtorisë Policore në Mitrovicë dhe me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje