Pejë, 27.2.2014 – Policia e Kosovës nga stacioni policor në Pejë, me datën 27.2.2014 rreth orës 12:00 është njoftuar se të dyshuarit I. (Dinë) K. (1998) nga Peja, gjatë procesit mësimor në shkollën fillore “Ramiz Sadiku” i është vërejtur arma në brez.Menjëherë njësitë përkatëse të policisë kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në vendin e ngjarjes, dhe gjatë bisedës me të miturin i njëjti ka pranuar se e kishte pasur armën në shkollë, por gjatë pushimit e kishte dërguar në shtëpi.Zyrtarët policorë kanë shkuar nga aty së bashku me të miturin nxënësin dhe motrën e tij madhore në shtëpinë e tyre dhe u është gjetur arma e tipit M 57 TT cal.7.62 mm, një karikator me dy fishekë po të njëjtit kalibër, e cila është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është intervistuar në prezencë të familjarit madhor dhe zyrtarit për punë sociale, pasi që hetuesit kanë njoftuar edhe prokurorin e shtetit.I dyshuari është liruar me urdhër të prokurorit të shtetit në procedurë të regullt.