Klinë, 27.2.2014 – Policia e Kosovës nga stacioni policor në Klinë, me datën 27.2.2014 rreth orës 12:20 është njoftuar nga drejtoresha se në oborrin e shkollës fillore “Motrat Qiriazi” në Klinë, një nxënës i një shkolle tjetër lëvizte nëpër oborr të shkollës së cekur më lart dhe ishte i dyshimtë. Pas kontaktimit nxënësit nga zyrtarët e shkollës, tek i njëjti kanë gjetur në çantën e tij një mjet të mprehtë (thikë) dhe një shkopth të drurit.Menjëherë njësitë përkatëse të policisë kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në vendin e ngjarjes dhe lidhur me këtë është njoftuar edhe prokurori i shtetit.Zyrtarët policorë kanë sekuestruar gjësendet nga i dyshuari (nxënës) shtetasi D. (R) T. (2001) dhe të njëjtin pas njoftimit të prindit të tij e kishin shoqëruar në stacionin policor në Klinë për ta intervistuar, me ç’rast paraprakisht është njoftuar Qendra për Punë Sociale dhe prokurori i shtetit – Departamenti për të mitur.I dyshuari është liruar, mirëpo procedura ndaj tij do të vazhdojë.