16.1.2015, Ferizaj
Mbrëmë dhe sot, në dy raste të ndara, në fshatin Zaskok dhe në Shtime, hetuesit policorë të stacioneve përkatëse, kanë arrestuar dy persona për ‘armëmbajtje pa leje’.Në rastin e parë në fshatin Zaskok, reth orës 15:00, policia ka marrë informatën se një person posedon armë. Reagimi i hetuesve policorë ka qenë i menjëhershëm dhe me urdhëresë të Gjykatës Themelore ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit S. O. 42 vjeçar. Gjatë kontrollit është gjetur një pushkë gjuetie kalibër 16mm e cila është konfiskuar.Ndërkaq, sot rreth orës 08:30, në Shtime është bastisur shtëpia dhe objektet përcjellëse të personit të dyshuarit Z. B. 39 vjeçar, ku është gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie e prodhimit rus.Në të dy rastet armët ishin duke u mbajtur në pronësi të paautorizuar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.