Me datë 29.07.2022, rreth orës 22:30 , Stacioni Policor Prizren-Veri ka pranuar informatën se në fshatin Korishë Prizren, në një gazmend familjar ka gjuajtje me armë zjarri.
Posa është marr informata, patrulla policore e Stacionit Policor Prizren-Veri ka shkuar në vend ngjarje.
Nga policia është identifikuar personi që ka shtënë në ajër si dhe është gjet një armë , pistoletë me gazë.
I dyshuari ka pranuar veprën dhe kundër tij është filluar procedura penale për veprat “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”
Arma është sekuestruar dhe i dyshimti me urdhër të prokurori është liruar në procedurë të rregullt.
Gjatë javës së fundit Policia ka konfiskuar një numër të konsiderueshëm të armëve , kryesisht armë të cilët janë përdorë në gazmende familjare duke rrezikuar vetën dhe të tjerët.
Policia përsëri ju bën thirrje qytetarëve që të mos përdoren armët e zjarrit qoftë edhe për gazmend.
Përdorimi i armës, qoftë edhe për gazmend, shkakton rrezik për qytetarët , andaj Policia e Kosovës është përkushtuar fuqishëm që veprimet e tilla të mos tolerohen.