Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Mbajtja ne Pronësi, kontroll ose posedimi i paautorizuar i armeve

Prizren, 17 maj 2024
Policia e Kosovës, njësiti patrullues i Stacionit Policor në Prizren me datën 17.05.2024,rreth orës 00:20 në pikë të kontrollit të automjeteve ka ndalur një automjet me targa të Shqipërisë për kontrolle rutinor, ku gjatë kontrollit te personave të pasagjeri me inicialet B.K. (viti i lindjes 2004) m/sh/k, ne xhep ju është gjetur një arme e ftoftë (Thike). I dyshuari është shoqëruar ne SP-Prizren për procedurat te mëtejme. Të gjitha këto veprime do të përdorën si dëshmi për gjykatën.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe rasti do të procedohet në prokurorinë themelore në Prizren.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje