Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve

Më datë 28.02.2025, rreth orës 13:00, policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se në fshatin Petrovë, një person i dyshuar, 23-vjeçar, posedon një armë zjarri.
Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësiti i hetimeve ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, duke gjetur tek i dyshuari një armë zjarri (revole).
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejshme, ndërsa arma e mbajtur pa leje është sekuestruar.
Pas përfundimit të intervistës, rasti është referuar tek prokurori i shtetit, i cili ka iniciuar procedurën ligjore për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar për sigurinë dhe rendin publik dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë duke raportuar çdo aktivitet të dyshimtë.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje