Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve

Me datë 23.02.2025, rreth orës 12:15, Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Ferizaj ka pranuar informacionin se një person, mashkull, kosovar, 76 vjeç, nga fshati Dardani, Ferizaj, po mbante në pronësi armë zjarri me leje të skaduar që nga viti 2021.
Pas pranimit të kësaj informate, Njësiti i Hetimeve ka kontaktuar me personin, i cili mbante në mënyrë të paautorizuar armë zjarri. Si rezultat, në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar:
– 1 pushkë gjuetie
35 fishekë gjuetie
– 1 pistoletë (revole) me 47 fishekë
Me autorizimin e prokurorit të shtetit, është iniciuar procedura për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa i dyshuari është liruar.
Mund të jetë një imazh i teksti
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje