Me datë 07 dhjetor 2023, hetuesit policor të Stacionit Policor Prizren VERI, pas një pune operativo hetimore, në fshatin Randobrav të Prizrenit, kanë arrit qe ta ndalojnë të dyshimtin L.V. , i datëlindjes 2000, m/sh/k dhe ti sekuestrojnë ne cilësinë e provave materiale armën :
Një pistoletë M 57 Cal 7.62 mm
Dy karikator dhe
25 copë fishek te cal. 7.62 mm
I dyshuari është shoqëruar ne stacioni policor, është intervistuar ne prani te avokatit mbrojtës ,në lidhje me rastin u informua prokurori kujdestar i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregull.