Me datë 20 Korrik 2022 rreth orës 21:00 , Stacionit Policor Prizren VERI është informuar se në një gazmend familjar në lagjen Arbana, Prizren, ka të shtëna me armë zjarri.
Posa është marr informata, patrulla policore e Stacionit Policor Prizren-Veri ka shkuar në vend ngjarje.
Nga policia është identifikuar personi që ka shtënë në ajër si dhe është gjet një armë , pistoletë me gazë.
Kundër të dyshuarit është filluar procedura penale për veprat “ Mbajtja ne pronësi ,kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”
Arma është sekuestruar dhe i dyshimti me urdhër të prokurori është dërguar në mbajtje policore për 48 orë.
Për të vetëdijesuar qytetarët, policia disa herë ka pasur aktivitete promovuese me moton “Festo me zemër , jo me armë” dhe përsëri ju bën thirrje qytetarëve që të mos përdoren armët e zjarrit sepse rrezikoni vetën dhe të tjerët. .
Përdorimi i armës, qoftë edhe për gazmend, shkakton rrezik për qytetarët , andaj Policia e Kosovës është përkushtuar fuqishëm që veprimet e tilla të mos tolerohen.