Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Mbahet takimi i parë i KLSP për Prilluzhë për vitin 2014

Mbahet takimi i parë i KLSP për Prilluzhë për vitin 2014Vushtrri 22 janar 2014 Në vazhdën e funksionimit të Këshillave Lokale për Siguri Publike (KLSP) në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor Vushtrri, përkatësisht në fsh Gllavotin dje me datë 22 janar 2014 është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Lokal për Siguri Publike. Ky këshill në përbërje funksionon me strukturë multietnike që përfaqëson fshatrat, Prilluzhë, Gllavotin, Strovc, Mihaliq, Bequk, Bivolak dhe Stanovc i Ulët. Pjesë e këtij këshilli dhe prezent në takim ishte edhe komandanti i stacionit policor Vushtrri, me ç’ rast në takim u diskutuan zhvillimet e vitit 2013 si në fushën e infrastrukturës ashtu edhe në atë të sigurisë.Anëtarët e këtij këshilli vlerësuan të suksesshëm përmbylljen e projektit të vitit 2013 ku në këtë zonë janë larguar disa deponi të mbeturinave përgjatë rrugës Prilluzhë në drejtim të fshatrave të Qyqavicës.Sa i përket sigurisë në këto fshatra anëtarët u shprehën të kënaqur me angazhimet policore si në fushën preventive ashtu dhe në atë reaguese, gjithashtu u theksua së nënstacioni policor në fshatin Prilluzhë si për nga funksionimi operativ ashtu edhe ne ndërtimin e relacioneve të ndërsjella me komunitet ishte i kënaqshëm. Po ashtu u theksua se relacionet ndër-fqinjësore të dyja komuniteteve në ketë zonë ishin dhe vazhdojnë të jenë të mira, duke pas parasysh se gjatë vitit 2013 të gjitha komunitetet banuese të kësaj zone pa asnjë problem kanë shfrytëzuar pronat e tyre bujqësore të cilat ndodhen në të dy anët e lumit Sitinca. Gjatë vitit 2013 në aksin rrugor që lidh fshatrat e Qyqavicës përmes urës në fshatin Prilluzhë të banuar me komunitet serb , nuk ka pas asnjë incident në sferën e lirisë së lëvizjes. Komandanti i stacionit policor Vushtrri, anëtarët e këtij këshilli i ka siguruar se do vazhdoj me konstruktivitetin e deri tanishëm si në identifikim e nevojave ashtu edhe në qasje të përbashkët në zgjedhjen e qeshjeve të komunitetit, të cilat në një mënyre apo tjetër do të ndikoj në parandalimin e dukurive negativ, ashtu dhe në rritjen e sigurisë së përgjithshme të asaj zone.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje