Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Lëndim trupor

Xërxë, 18 maj -Rreth orës 06:00 të mëngjesit, një patrullë e policisë nga Rahaveci e cila po patrullonte në rrugën magjistrale Prizren-Gjakovë, ka hasur një femër e cila ishte e lënduar dhe ka kërkuar ndihmën e policisë. Viktimën policia e ka dërguar për ndihmë mjekësore në Shtëpinë e Shëndetit në Rahavec e më pas në Spitalin Rajonal të Gjakovës për trajtim mjekësor. Pas një hetimi fillestar, është bërë e ditur se viktima e cila ishte e punësuar në restorantin “MERGIMI” në Xërxë, për arsye ende të panjohura ishte rrahur gjatë natës nga i dyshuari B. TH. dhe ishte mbyllur në një dhomë të restorantit. Më pas viktima ka ikur nga restoranti nëpër dritare të dhomës duke u lëshuar me çarçaf krevati. Policia e ka arrestuar të dyshuarin i cili po mbahet nën masën e arrestit policor me urdhër të prokurorit të shtetit. Hetues policorë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje