Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Lëndim i rëndë trupor

Temeqinë-Malishevë, 11 korrik
Në orët e pasdites, policia në Malishevë ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në Shtëpinë e Shëndetit në Malishevë janë sjellë dy persona të lënduar dhe pas ofrimit të ndihmës së parë, janë transferuar në QKUK në Prishtinë për shkak të plagëve të rënda. Njësite të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer veprime hetimore me ç’rast kanë arrestuar 11 të dyshuar nga familja Zabelaj dhe Bytyqi nga fshati Temeqinë. Sipas hetimeve të para dyshohet se një zënkë ka përfunduar në lëndime trupore ku janë përdorë një sëpatë, shkopinj druri e gjësende tjera. Gjithashtu, njëri nga të dyshuarit ka shkrehur me armë zjarri në ajër me ç’rast ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm. Pistoleta është sekuestruar dhe do t’i kalojë prokurorisë për procedurë të më tejme. Pasi është njoftuar prokurori, i njëjti ka urdhëruar që tre të dyshuar të ndalën nën masën e arrestit policor, ndërsa të tjerët të ndiqen penalisht sipas procedurës së rregullt. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje