Policia e Kosovës, Njësiti i Hetimeve nga stacioni policor në Pejë, me datën 5.1.2014 rreth orës 22:20 është njoftuar se në rr. “Eliot Engell“ në Pejë, nga fishekzjarrët janë lënduar dy persona.
Njësitet përkatëse i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe sipas hetimeve viktimat shtetasit shqiptar të Kosovës, Genc K. 1998 dhe Andi K. 1997, kishin dalë në çatinë e një ndërtese me qëllim që të ndezin disa fishekzjarrë, me ç’rast nga shpërthimi i tyre kanë pësuar lëndime trupore.
Viktima (Genci) nga këto shpërthime të fishekzjarrëve ka pësuar lëndime të rënda trupore në pjesën e kokës dhe syrit dhe i njëjti është dërguar në QKUK Prishtinë, ndërsa viktima (Andi) ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal Pejë.Lidhur me këtë rast është raportuar edhe prokurori i shtetit.