Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Lëndim i lehtë trupor

Vushtrri, 23 prill 2018

Me datën 23 prill 2018, rreth orës 09:35 nga Emergjenca në Vushtrri është pranuar informata se një person ka kërkuar tretman mjekësor si pasojë e therjes me thikë. Viktima mashkull shqiptar pas tretmanit mjekësor është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm.

Njësitë përkatëse pas marrjes së informatës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të të dhënave të para të siguruara, kanë identifikuar identitetin e personit të dyshuar.

 

Gjendja e viktimës sipas mjekut kujdestar është e mirë.

Pas procedurave intervistuese në stacionin policor në Vushtrri, me urdhër të prokurorit kompetent i dyshuari J. S., 19 vjeçar është liruar në procedurë të rregullt.

Rrjedha hetimore e deritanishme si dhe elementet përbërëse të rastit, sipas prokurorit kompetent na udhëzojnë në hetim të veprës penale “lëndim i lehtë trupor’’. 

 

Me respekt

Zyra për Informim e PK-së

DRP-Mitrovicë

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje