Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Ligjëratë me policët e ri të gjeneratës së 58-të të PK-së

Divizioni i Policisë në Bashkësi, në kuadër të aktiviteteve për ngritje e bashkëpunimit mes policisë dhe qytetarëve, më 09.08.2023, ka mbajtur ligjëratë për policët e ri të gjeneratës së 58-të të PK-së, të cilët punojnë në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut.
Në ketë aktivitet, fokus të veçantë i është dhënë temës se “Partneriteti me qytetarë” dhe “Roli i forumeve të sigurisë” e që ndërlidhen me projektin “Patrullo dhe Bisedo”.
Zyrtarët e ri policorë, u udhëzuan që t’iu referohen këtyre pikave:
·Qasja pro-aktive e punës policore ndaj problemeve në bashkësi, sidomos në rrethanat e tensionimit;
·Zhvillimi dhe metodat e praktikave të komunikimit dhe të bashkëpunimit me pakicat, por edhe me të tjerët;
·Partneriteti me bashkësinë;
·Metodat inter-aktive të cilat mundësojnë kontaktet të drejtpërdrejta në mes zyrtarëve policorë dhe qytetarëve dhe
·Njoftimi për rolin e forumeve të sigurisë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje