Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Lëndoj një person në aksident, iku nga vendi i ngjarjes

Prizren, 28 tetor 2021
Me datë 27 tetor 2021, në rrugën “Nexhat Fanaj” në Prizren, drejtuesi i automjetit Daimler Chrysler me targa vendore, shkaktoi një aksident trafiku, ku gjatë anashkalimit kishte goditur një viktimë duke i shkaktuar lëndime trupore.
Drejtuesi i automjetit nuk u ndal në vendin e aksidentit, duke mos i ofruar ndihmë viktimës. Dëshmitarë të rastit e dërguan viktimën në emergjencën rajonale në Prizren, pas tretmanit mjekësor viktima është liruar në shtëpi.
Zyrtar profesional nga hetimet e njësisë së komunikacionit rrugor në Prizren, e hetuan rastin duke bërë verifikimin e automjetit dhe personit, të njëjtit e ndaluan të dyshimtin dhe e intervistuan për shkaktimin e aksidentit me lëndime dhe ikje nga vendi i ngjarjes.
Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregullt.
Rasti është nën hetime.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje