Me datën 18.08.2022, policia është informuar në lidhje me një video-incizim që ishte shpërndarë në rrjetet sociale dhe në portale, ku një i dyshuar i panjohur godet me shuplake një vajze të mitur dhe e tërheqë për krahu, me të marr ketë informacion hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren, kanë marr veprime në drejtim të identifikimit të personave të përfshirë në video.
Pas veprimeve hetimore është arrit të sigurohet prezenca e viktimës së mitur dhe të dyshuarit të rastit, i cili është babai i saj.
Nga e dëmtuara e mitur është marr deklarate me shkrim në prezencën e punëtores së Qendrës për Punë Sociale dhe është dërguar për ekzaminim mjekësor.
Është marr deklarata nga i dyshuari, i cili ka pohuar se në video-incizimin e shpërndarë në rrejtët sociale është ai dhe vajza e tij.
Në lidhje me rastin dhe të gjeturat është informuar prokurori kujdestar / departamenti për krime të përgjithshme, i cili ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dyshuarit për 48 orë.