Policia e Kosovës me datë 04.10.2023 ka bërë lansimin e fushatës sensibilizuese për sigurinë në trafik për nxënësit e ciklit të ulët në shkollën fillore Ismail Qemali në Prishtinë dhe shoferët e rastit para shkollës në fjalë.
Për nxënësit janë shpërndarë varëse për çanta, vizore dhe shirita vezullues për krahë me mesazhet:
· Mbani veshje me ngjyra të ndritshme apo reflektuese kur ecni gjatë natës!
· Përdor vendkalimin e këmbësorëve!
· Mos vraponi pas topit në rrugë, jeta e juaj ka vlerë për ne!
· Mos vraponi gjatë kalimit të rrugës, asnjë mjet nuk mundë të ndalojë menjëherë!
Për shoferë janë shpërndarë aromatizues për automjete me mesazhet:
· Mos përdor telefonin gjatë drejtimit të mjetit!
· Stop drejtimit të mjetit nën ndikim të alkoolit dhe substancave narkotike!
· Vendos rripin e sigurisë, mundë ta shpëtojë jetën!
· Mos shpejto, familja të pret!
Lansimi i fushatës sensibilizuese është bërë nga Divizioni i Trafikut Rrugor, Divizioni i Policimit në Bashkësi, Stacioni Policor Jugu në Prishtinë, Njësia Rajonale e Trafikut në Prishtinë, Drejtoresha dhe stafi i shkollës Ismail Qemali, Këshilli Koordinues për Siguri në Trafikun Rrugor në kuadër të MMPHI-së dhe nxënësit e kësaj shkolle.
Shpërndarja e materialeve sensibilizuese do të bëhet në të gjitha rajonet ditëve në vijim.