06.04.2021, Shtime
Hetuesit e stacionit policor në Shtime, sot kanë arrestuar të dyshuarin A.A. (m/sh/Kosovar 22 vjeç) me dyshimin e bazuar se i njejti, me qëllim të mbulimit të humbjes të parave në bastore, kishte inskenuar rastin e grabitjes së tij një ditë më parë.
I dyshuari, me 05.04.2021,kishte paraqitur në polici rastin e grabitjes duke deklaruar se nga persona të panjohur ju kishin grabitur 350 Euro në Shtime, në rrugën ’14.Dhjetori’.
Hetimet e mëtejme kan rezultuar me deklarimin në prani të avokatit mbrojtës si dhe pranimin në tërësi të inskenimit të rastit nga vet ai me qëllim të arsyetimit para familjarëve për humbjen e parave në bastore.
Me vendim të prokurorit të shtetit,i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.