Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Kumtesë për media – Pejë

Arrestimi i të dyshuarit për ‘vjedhje të rëndë ‘
Klinë, dt.13.3.2014
Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti i hetimeve pranë stacionit policor në Klinë, pas një pune intensive operativo – hetimore ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë një të dyshuar, shtetas i Kosovës Viktor M. (1990) nga Klina, i cili dyshohet se ka kryer veprën e ‘vjedhjes së rëndë’ me datën 21.2.2014 në shkollën fillore “Motrat Qiriazi” në Klinë. I njëjti edhe gjatë deklarimit të tij gjatë zhvillimit të intervistimit nga hetuesit, ka përshkruar në tërësi mënyrën e kryerjes së veprës në shkollën e cekur më lart. Lidhur me këtë është njoftuar edhe prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që i dyshuari pas kryerjes së proceduarave hetimore të lirohet në procedurë të rregullt ligjore.

——————————————————————————————
Mbajtje në pronësi, kontroll, shfrytëzim ose posedim të paautorizuar të armëveGjakovë, dt.13.3.2014
Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti i hetimeve pranë stacionit policor në Gjakovë është informuar nga viktima për një rast kërcënimi në rr. “Ismajl Qemajli” – Gjakovë, me datën 13.3.2014, ora 13:15. Viktima K/Shqiptar A. H. (1978) (kryetar i Bashkësisë Islame) raporton në polici se të dyshimtit shtetasit Taulant T. (1987) dhe Shpat T.(1995) nga Gjakova, për shkak të një borxhi që i kishin Bashkësisë Islame e kishin kanosur me fjalë.Dy të dyshimtë janë arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshimti (Taulanti) është ndaluar ndërsa i dyshimti (Shpati) është liruar. Hetuesit kanë konfiskuar edhe një armë të tipit ‘Shot Gun Churchill’ 12 GA. Rasti është proceduar në Prokurorinë e shtetit në Gjakovë.

——————————————————————————————————–
Grabitje
Gjakovë, dt. 13.3.2014
Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti i hetimeve pranë stacionit policor në Gjakovë është informuar për një rast grabitje me datën 13.3.2014, ku rreth orës 22:30 në rr. “Dashamir Krasniqi” në Gjakovë.Sipas viktimave, punëtorë të lokalit të lojërave të fatit “Kajot” tre të dyshuar, të cilët ishin të maskuar dhe njëri nga ta me një armë të gjatë i kishin kanosur viktimat dhe shtrirë përtokë dhe nën kërcënimin e armës kishin arritur që t’iu grabisnin të holla në vlerë 110 € të firmës, 40 € personale të viktimave, 3 telefona “Nokia” në vlerë 100 €, çelësat e 6 aparateve të Kajot-it, si dhe kuletat e dy viktimave ku në të kishin pasur letërnjoftimet e tyre personale dhe patentë shoferët. Në këtë rast nuk ka të lënduar e as të shtëna. Të dyshuarit ishin larguar në drejtim të panjohur deri më tani. Në vendngjarje kanë dalë njësitë nga patrullat, hetimet e stacionit si dhe hetimet rajonale – Pejë. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit. Rasti nën hetime. ——————————————————————————————-
Arrestimi i të dyshuarit për ‘vjedhje ’
Pejë, dt.13.3.2014
Me datën 13/03/2014 njësiti policor i ekipit reagues së bashku me njësitin e hetimeve nga stacioni policor në Pejë, lidhur me rastin e iniciuar si ‘vjedhje’, kanë arrestuar të dyshuarin Samir F. (1965) nga Peja. Tek i dyshuari policia ka konfiskuar një telefon Galaxy-DCUS, dy (2) ramë memorie të kompjuterit, një (1) “CD-rum”, për kompjuter dhe një modulator për muzikë në automjet. Telefoni i konfiskuar pasi është identifikuar nga viktima e rastit dhe përfundimit të procedurave tjera i është kthyer viktimës. Kurse gjësendet tjera të konfiskuara gjenden në ruajtje në stacionin policior, njësitin e krim-teknikës në Pejë, pasi që nuk dihen ende se pronë e kujt janë. Të gjitha veprimet janë bërë në bashkëpunim me prokurorin e shtetit dhe të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. Rasti është duke u hetuar në njësitin e hetimeve në Pejë.—————————————————————————————————–

Arrestim i personit të kërkuar me letër-rreshtim
Pejë, dt.14.3.2014
Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti reagues pranë stacionit policor në Pejë, me datën 14.3.2014 rreth orës 07:00 në fshatin Novosellë KK Pejë pas një operacioni policor të koduar mirë, ka arrestuar në shtëpinë e tij personin e shpallur në kërkim me letër-rreshtim, shtetasin e Kosovës Esat C. (1982).Ky i dyshuar është arrestuar bazuar në urdhëresën e gjykatës dhe i njëjti është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit prej tri (3) vitesh në burgun e Dubravës në Istog, për shkak të rasteve të rënda të ‘vjedhjes grabitqare’. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje