Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Kryeministri në detyrë z.Haradinaj vizitoi Policinë e Kosovës

 

Prishtinë, 31 dhjetor 2019

Sot, me datë 31 dhjetor 2019 në prag të festës së Vitit të Ri, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z.Ramush Haradinaj, vizitoi pikëkalimin kufitar në Merdare, si dhe qendrën operative komunikuese në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës.

Në qendrën operative komunikuese, Kryeministri në detyrë z.Haradinaj u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, z.Rashit Qalaj, dhe Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme z.Ekrem Mustafa të cilët takuan nga afër zyrtarët policor që ishin në kryerje të detyrës.

Kryeministri në detyrë z.Haradinaj potencoi se kjo vizitë është për të shprehur falënderim për punën që zyrtarët policor po e bëjnë gjatë gjithë vitit por edhe sonte në natën e ndërrimit të motmoteve, duke u kujdesur për sigurinë e vendit dhe qytetarët.

Drejtori z.Qalaj falënderoi Kryeministrin në detyrë z.Haradinaj për vizitën e tij dhe njëherit theksoi se Policia e Kosovës do të vazhdoi të jetë në kryerje të detyrës, me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët, për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe kujdesin e shtuar në trafikun rrugor.

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje