Prishtinë, 31 korrik 2018 – Sot në ora 09:00, njësiti i hetimeve të stacionit policor Veriu – Prishtinë, ka kryer një operacion bastisjeje në fshatin Mramor të Prishtinës.
Ky operacion bastisjeje ka ardhur si rrjedhojë e një bashkëpunimi të ngushtë me qytetarët dhe ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e:
• një pushke gjysmë automatike.
Ndërkohë që policia ka gjetur dhe sekuestruar armën e sipër cekur, ndaj të dyshuarit;
> S. G, mashkull, 50 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
është iniciuar rasti, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
I njëjti është intervistuar nga e policisë, për tu proceduar më tej konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit.