Vushtrri, 9 janar 2014
Zyrtarë policorë të Njësisë së Hetimeve, që operojnë në kuadër të stacionit policor në Vushtrri, në vazhdën e veprimeve policore në fushën e parandalimit dhe luftimin e krimit, bazuar në informata operative të përpunuara dhe të adresuara në qasje preventive, me datën 9 janar 2014 në Vushtrri, pas identifikimit kanë ndaluar personin A. A. m/sh/k 18 vjeç, banor i Vushtrrisë. Personi i ndaluar dyshohej se kohë pas kohe me vete bartte armë brezi, i dyshuari fillimisht mohon një gjë të tillë. Zyrtarët policorë posedonin informata të sakta dhe të vërtetuara për një gjë të tillë, kurse i dyshuari më pas pranon se posedon një pistoletë, të cilën e kishte fshehur në një shtëpi të pabanuar në fshatin e tij të lindjes, njësitë policore kanë shkuar në lokacionin në fjalë, ku kanë gjetur pistoletën e llojit Zastava me një karikator me katër fishekë të kalibrit 7.65 mm, armë kjo e konfiskuar nga Njësia e krim-teknikës.I dyshuari është sjellë në stacionin policor për procedura intervistuese nga Njësia e Hetimeve, ku edhe është iniciuar rasti ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’. Pas procedurave, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt.