Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Konfiskohet një armë zjarri dhe një thikë, arrestohen personat e dyshuar

Prishtinë, 23 gusht 2018 – Sot rreth orës 01:00, nga njësitet policore të stacionit të Obiliqit , janë arrestuar dy persona të dyshuar, të cilëve u janë  konfiskuar një armë zjarri dhe një thikë. 

Pas marrjes së informatës për të shtëna me armë nga një veturë e cila ishte në lëvizje ,  në fshatin Hamidi të Obiliqit,  policia ka ndërmarrë një aksion  dhe në një distancë jo të largët nga vendi i ngjarjes, ka arrit që të ndaloj automjetin e dyshuar dhe të  arrestoj  dy persona të dyshuar:

   E. R,  mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
   B. Sh,  mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

njërit prej  të cilëve i është  gjetur dhe konfiskuar:

•    një armë e tipit Ecol Special 99
•    një armë e ftohtë (thikë)
•    një karikator si dhe
•    në vend ngjarje janë konfiskuar dy gëzhoja.

 Ndaj  personave të dyshuar, të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, janë iniciuar rastet shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe  mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës.

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje